LENDE UNIVERSITARE ALGJEBER&GJEOMETRI
Objektivi: Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë, të organizuara sipas kuptimeve, ideve e metodave të algjebrës së sotme, nga hyrja në logjikën matëmatikë, bashkësitë, funksioni, strukturat algjebrike themelore, gjeometria analitike, vektorët, drejtëza dhe plani, kurbat në plan dhe sipërfaqet dhe kurbat në hapësirë, algjebra lineare, sistemet e ekuacioneve linearë dhe metodat e zgjidhjeve të tyre, matricat dhe përcaktorët, në hapësirat lineare veçanërisht në hapësirat euklidianë dhe pasqyrimet lineare të tyre, në autovlerat dhe autovektorët e endomorfizmave e në diagonalizimin e tyre, format lineare, format katrorë dhë zbatime të tyre.

Audienca: Ky kurs përfshin studentë që studiojnë për shkenca ekzakte në degë të ndryshme si: inxhinieri, matematikë, fizikë, kimi, informatikë,etj.
Studentët marrin një informacion më të gjërë se informacioni I fituar në gjimnaz, në algjebër dhe gjeometri. Por gjithashtu edhe për të tjerë persona të cilët janë të interesuar apo kanë pasion të thellojnë njohuritë e tyre në këtë lëndë.
TEMAT E KURSIT:
1. Bashkësi, operacione me to. Relacioni, Funksioni, veprime, struktura algjebrikë, homeomorfizëm strukturash, fusha e numrave kompleksë
2. Trajta trigonometrike dhe polare e numrave komlekse, Polinomët.
3. Segmente drejtvizore te orientuar, vektori i lirë, veprime me to, baze vektorësh, sisteme koordinative, prodhimi i brendshëm skalar, prodhimi vektorial, prodhimi i përzier, zbatimë.
4. Drejtëza, plani, zbatime, kurba në plan, trajta analitike dhe parametrike e kurbës, koordinata polare, konike, elips, parabolë, hiperbolë
5. Sipërfaqe dhe kurba në hapësirë, sipërfaqet algjebrike të rendit të dytë, zhvendosje te sistemit koordinativ, koordinata cilindrike dhe sferike. Trajta trigonometrike dhe polare e numrave komlekse.
6. Sisteme ekuacionesh lineare, metoda Gauss, Gauss-Jordan, Ekuacione homogjene. Matrica, operacione me to dhe veti, matrica elementare.
7. Përcaktorë, operacione elementare rresht dhe shtyllë, veti të përcaktoreve, Rregulli Cramer
8. Hapësira vektoriale, vektorë në Rn, kombinime lineare vektorësh, hapësirë, hapësira vektoriale, nënhapësira vektoriale, bashkësi gjeneruese dhe pavarësi lineare
9. Baza dhe dimensioni, sisteme ekuacionesh lineare, hapësira rresht, shtyllë dhe rangu i matricës, zgjidhje e sistemeve te ekuacioneve lineare,koordinatat dhe ndryshimi i bazës.
10. Prodhimi i brendshëm skalar në hapësirë, gjatësia e vektorit dhe vektorë njësi, prodhimi skalar, këndi midis dy vektorëve, prodhimi skalar dhe shumëzimi matricor, projeksione ortogonalë në hapësira prodhim i brendshëm, baza ortogonale dhe ortonormale, procesi gram-Schmidt, nën hapësira ortogonale.
11. Transformime lineare, bërthama dhe rangu i një transformimi linear, matrica standarte e trensformimit linear, matrica kalimi dhe ngjashmëri, matrica e nje transformimi linear.
12. Vlera vetjake dhe vektorë vetjakë, hapësira vetjake, gjetja e vlerave vetjake dhe vektorëve vetjakë,të një transformimi linear.
13. Diagonalizimi, matrica simetrike dhe diagonalizim ortogonal.
14. Forma katrorë, forma bilineare, forma katrore, reduktimi në trajtë kanonike,gjëtja e trajtës kanonike, forma katrore pozitivisht të përcaktuara, vija dhe sipërfaqe të rendit te dytw.
TEST FINAL
Smart Center është Qendër Trajnimi Profesional në Durrës që prej 20 vitesh, ofron kurse dhe trajnime profesionale bashkëkohore të përshtatura me kërkesat e tregut të punës, kërkesat e studenteve dhe kërkesat e prindërve që kërkojne më të mirën për fëmijet e tyre.
 

Regjistrohu TANI!

Shto dijen dhe aftësitë e tua për një të ardhme të suksesshme!
EJA TEK SMART CENTER!

Plotëso formën e regjistrimit në kursin/trajnimin e dëshiruar dhe ne do t'ju kontakojmë menjëherë për më shumë informacion.


 
THINK SMART, WORK SMART