Kurse dhe Trjanime ne Tirane
February 7, 2020
Gjermania hap dyert për emigrantët nga Ballkani
February 13, 2020

6 Keshilla per Blerje Online

Blerjet Online në Shqipëri , ashtu si dhe në botë kanë njohur rritje të jashtëzakonshme

Disa keshilla per te Bere Blerje Online

1 – Blini nga një emër i njohur për ju dhe për tregun shqiptar, nga dikush që operon prej një kohe të gjatë.
ASNJËHERË mos blini online duke përdorur kartën tuaj të kreditit/debitit nga një faqe interneti që nuk ka SSL( secure sockets layer ). Faqet që kanë SSL fillojnë me HTTPS dhe në krah të URL kanë iconën 🔒, ndërsa ato që nuk kanë SSL fillojnë me HTTP.

2 – Në rast se doni të blini një produkt nga një emër i ri, i padëgjuar më parë nga ju, bëni një kërkim paraprak rreth reputacionit të biznesit duke lexuar review ( përshtypjet nga blerësit e mëparshëm) rreth këtij biznesi. Lexoni kushtet dhe termat e përdorimit. Lexoni rreth tarifave të transportit. Lexoni rreth kthimit dhe rimbursimit dhe shërbimeve të tjera që ofrohen.

 

3 – Bëni një kërkim paraprak në internet rreth produktit që dëshironi të blini. Si përshembull përmasat, karakteristikat, opsinet etj. Mos u mjaftoni vetëm me përshkrimin e bërë në faqen e internetit nga shitësi. Shpeshherë shitësit e mbivlerësojnë produktin duke i shtuar atij karakteristika ose opsione, të cilat nuk i disponon.

4 – Jo gjithmonë Aliexpress ka çmimet më të lira. Bëni një kërkim në faqe të ndryshme duke krahasuar çmimet që ato ofrojnë. Nga përvoja personale dhe njohuritë e marra nga kjo fushë, ju them me plot bindjen që dyqanet në Aliexpress janë të vetë fabrikave ose personave të tretë të lidhur ngushtë me fabrikat. Në rast se shiten nga ana e fabrikave, atëherë ato sigurohen që çmimet të jenë më të larta se çmimet, të cilat u japin tregtarëve me shumicë. Në rast të kundërt nuk do të mund të shisnin me shumicë, pasi asnjë tregtar nuk do të pranonte të konkurohej nga vetë fabrika nga e cila blen me shumicë.

5 – Mos u gënjeni nga Transporti Falas. Më lejoni tjua shpjegoj përse. Transporti është një shërbim i veçantë nga ai i shitjes së produktit. Duke qenë i tillë ai ka kosto më vete. Kjo kosto i shtohet çmimit përfundimtar të produktit të cilin ju bleni. Po nëse ju blini 3-4 produkte? Kostoja e transportit e shtuar në çmimin përfundimtar të produktit do të paguhet e veçantë për secilin produkt nga xhepi juaj.

6- Blini nga faqet e internetit në Shqipëri dhe Kosovë. Transporti është shumë herë më i shpejtë. Edhe pse çmimet mund të jenë pak më të shtrejnta, në tregun vendas do të merrni më shumë siguri në rast të një defekti të produktit, në rast të kthimit të produktit ose rreth çdo problemi që mund të hasni gjatë dhe pas blerjes. Dhe po ashtu e rëndësishme, do të kontribuoni në rritjen dhe zhvillimin e kompanive shqiptare.

THINK SMART, WORK SMART