Elementët e një strategjie marketingu dixhital
March 18, 2020
6 arsye pse Python është gjuha e programimit e së ardhmes
March 19, 2020

10 gjuhë programimi që duhet të mësoni këtë vit

Sektori i teknologjisë po lulëzon e këtë gjë mund ta keni vënë re fare mirë përmes smartfonëve, tabletëve, shërbimeve online etj. Si rezultat i kësaj, aftësitë dhe gjuhët e programimit po bëhen gjithmonë e më të rëndësishme nëse doni të gjeni të punë të mirë që paguhet po ashtu mirë. Megjithatë, edhe nëse nuk i përkisni botës së teknologjisë, të kuptosh të paktën një nga gjuhët e programimit përbën një pikë të fortë në CV-në tuaj.

  1. Gjuha Programuese JAVA

Bazohet në klasa dhe është gjuhë e orientuar drejt objekteve. Një ndër gjuhët më të kërkuara për zhvillimin e softuerëve, aplikacioneve mobile apo përmbajtjeve ne ueb. Punon në shumë sisteme operative pasi është gjuhë cross-platform.

  1. Gjuha Programuese “C”

Më tepër e kërkuar për përdorim të përgjithshëm edhe pse mbetet më e përdorura. Ofron bazat edhe për gjuhë si C#, Java, JavaScript dhe Python. Përdoret më tepër për implementimin e sistemeve operative dhe aplikacioneve të ndërfutura. Këshillohet që të mësoni C apo C++ para se mësoni të tjerat.

  1. Gjuha Programuese C++

Gjuhë mesatare për nga vështirësia, e orientuar drejt objekteve. Është përdorur për të krijuar programe si Firefox, Winamp dhe Adobe. Përdoret gjithashtu për të zhvilluar sisteme softuerike, aplikacione, serverë me performancë të lartë, lojëra etj.

  1. Gjuha Programuese C#

Lexohet “C-sharp”, zhvilluar nga Microsoft-i si pjesë e iniciativës së vet .NET. Kombinon parime nga C dhe C++. Është gjuhë me përdorim të përgjithshëm dhe është përdorur në veçanti për zhvillimin e softuerëve të Microsoft-it dhe platformave Windows.

  1. Objective-C

Gjithashtu një gjuhë për përdorim të përgjithshëm, e orientuar drejt objekteve dhe e përdorur nga sistemi operativ i Apple. Fuqizon sisteme si OS X apo iOS, njëkohësisht edhe API-të (application programming interface). Përdoret për të krijuar aplikacione për iPhone.

  1. PHP

PHP (Hypertext Processor) është një gjuhë skript e projektuar për të krijuar uebfaqe dinamike dhe aplikacione. Mund të përfshihet direkt në dokumentet e HTML-së në vend që të ekzistojë si e veçantë. Kjo është ajo që e ka bërë shumë popullore mes zhvilluesve. PHP fuqizon mbi 200 milionë uebfaqe, përfshi WordPress, Facebook etj.

  1. Python

Gjuhë skript e nivelit të lartë, server-side, që përdoret për uebfaqe dhe aplikacione mobile. Konsiderohet gjuhë e lehtë për fillestarët për shkak të lexueshmërisë së qartë dhe sinstaksës kompakte, që do të thotë se me pak rreshta kod mund të shprehësh atë që do të realizosh. Python është përdorur për zhvillim të aplikacioneve si Instagram, Pinterest dhe Rdio si dhe përdoret nga Google, Yahoo! dhe NASA.

  1. Ruby

Gjuhë skript dinamike, e orientuar drejt objekteve. Përdoret për të zhvilluar uebfaqe dhe aplikacione. Fuqizon framework-un Ruby on Rails. Është e lehtë për t’u shkruar. Përdoret nga Scribd, GitHub, Groupon dhe Shopify.

  1. JavaScript

Gjuhë skript client-side dhe server-side. Shumicën e sintaksës e merr nga C. Mund të përdoret në shume shfletues uebi dhe konsiderohet thelbësore për të zhvilluar funksione uebi të animuara apo interaktive. Është përdorur në funksionalitete shtesë të Chrome, Safari, Adobe etj.

  1. SQL

Structured Query Language (SQL) është gjuhë e veçantë për të menaxhuar të dhënat në sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacionale. Përdoret shpesh për funksionin “Query”, i cili bën kërkimet nëpër baza të dhënash.

THINK SMART, WORK SMART