Kurs Alpha Business & AlphaWeb Business

Kurs trajnimi për Programet
Alpha Business & Alpha Web Business

Alpha Business është program financiar për bizneset e mesme dhe të mëdha. Ky program ndihmon në administrimin e financave, shitjeve, blerjeve dhe gjithë aktivitetit të një biznesi. Ofron shkëmbim të lehtë të të dhënave dhe siguron që të gjithë sektorët (financa, blerja, shitja, prodhimi etj) të punojnë në mënyrë efektive së bashku. Vihet shpejt në punë dhe u përshtatet lehtësisht nevojave të veçanta të bizneseve.

I përshtatshëm për: biznese të mesme dhe të mëdha, me të gjitha llojet e aktiviteteve: tregti, prodhim, ndërtim, shërbim, OJF, OJQ . Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, qendrat e kostos, listëpagesat, amortizimi.

AlphaWeb Business është program i plotë financiar për bizneset me një ose shumë degë, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe ofrohet në Cloud (ndaj dhe emërtimi Web). Ky program përfshin të gjitha funksionet e një biznesi të vogël, por është ndërtuar veçanërisht për menaxhimin e bizneseve më komplekse. Është praktik, vendoset lehtë në punë dhe ka shumë funksione.

I përshtatshëm për: bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, zyrat e kontabilitetit, bankat, ojf-të, ojq-të etj.

Qendra e Trajnimit Profesional Smart Center në Durrës është e vetmja qendër që ofron trajnim profesional për programin e shumë përdorur Alpha Business dhe Alpha Web Business. Kursi jonë përmban praktikën e nevojshme që të aftësoheni me programin dhe të krijoni eksperiencë për tregun e punës.

Programi i Kursit

  • TEMA I: Fillimi i punës dhe rregjistrimi i gjendjes fillestare
  • TEMA II: Çelja e njësive administrative, artikujve dhe gjendjes fillestare
  • TEMA III: Rregjistrimi i dokumentave të blerjeve të mallrave e shërbimeve
  • TEMA IV: Rregjistrimi i dokumentave të shitjeve
  • TEMA V: Rregjistrimi i dokumentave të Arkes / Bankës në lekë e valutë
  • TEMA VI: Raportet financiare speciale dhe mbyllja e vitit ushtrimor
  • TEMA VII: Veprimet e ruajtjes, sigurisë dhe sistemimet
  • TEMA VIII: Ndermarrja prodhuese dhe rregjistrimi i dokumentave te prodhimit
  • TEMA IX: Trajtimi i AQ dhe Amortizimit në programin Alpha
  • TEMA X: Qendrat e Kostos dhe Listëpagesa në Apha
  • Testimi final i zotërimit të programit Alpha në ushtrim kompleks.
Smart Center është e para dhe e vetme Qendër Trajnimi Profesional në Durrës që prej 20 vitesh, ofron kurse dhe trajnime profesionale bashkëkohore të përshtatura me kërkesat e tregut të punës, kërkesat e studenteve dhe kërkesat e prindërve që kërkojne më të mirën për fëmijet e tyre.

 

Regjistrohu TANI!

Shto dijen dhe aftësitë e tua për një të ardhme të suksesshme! EJA TEK SMART CENTER!

Plotëso formën e regjistrimit në kursin/trajnimin e dëshiruar dhe ne do t'ju kontakojmë menjëherë për më shumë informacion.


[recaptcha size:normal]