1998

Që nga viti
60

Kurse & Trajnime Profesionale
15

Fusha të ndryshme
25590

Studentë në total


Pak histori

Smart Center ndodhet në qendër të zonës së biznesit në Durrës në katin II te Pallatit 452, përballë Drejtorisë së Tatimeve, në rrugen Egnatia.

Qendra e Trajnimit Profesional është themeluar që në vitin 1998 me emrin Qendra Elektron e me pas Qendra Comnet. Prej gati 20 vitesh debuton e vetme me sukses në fushen e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit e kurseve profesionale në fushen e informatikës dhe ofron shërbim të kulturuar e mirësi, profesionalizëm e seriozitet, garanci e mbeshtetje për të gjithë ata që e duan dijen bashkëkohore.

  • Smart Center zhvillon edhe një aktivitet social në ndihme të komunitetit duke bashkëpunuar me Shoqata të ndryshme në Durrës lidhur me shërbimet që ofron për shtresat në nevojë.
  • Smart Center bashkepunon vazhdimisht me Zyren e Punës në Durrës për trajnimin e të rinjve që duan të futën në tregun e punës si dhe është prej vitesh pjesë e Projekteve të Trajnimit Profesional.
  • Të rinjtë e trajnuar tek ne për programet ekonomike Financa 5 & Alpha Business, Excel të avancuar dhe për gjuhë të huaja & Call Center shumë shpejt e fitojnë vendin e punës me profesionalizëm e zotësi.
  • Të rinjtë që duan të parapërgatiten për të studjuar në Universitetet për Informatikë gjejnë tek Smart Center një Qender parapërgatitore serioze.
  • Të rinjtë që duan të përgatiten për provimet e Matures / Minimaturës gjejnë që në Shtator tek ne kurse serioze me mësuesit e shkollave më të zotë që do ju përgatisin e mbeshtesin deri në Qershor.
  • Qendra e Kurseve dhe Trajnimit Profesional SmartCenter në Durrës, është e liçensuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me NIPT L41413501R.
  • Smart Center nuk e mbyll aktivitetin për asnjë ditë të vitit duke qënë kështu gjithmonë pranë studentëve!

Kurdoherë që të keni NEVOJË PËR DIJE, ejani të Qëndra e Trajnimit Profesional Smart Center në Durrës dhe do të jeni gjithmonë të mirëpritur!


Qendra e Trajnimit Profesional

Qëndra e Trajnimit Profesional Smart Center në Durrës ecen me hapin e kohës duke studiuar gjithnjë tregun e punës dhe duke ofruar trajnime profesionale në fushat më të kërkuara si Informatika, Ekonomia, Programimi, Rrjetat Kompjuterike etj. Tek ne do të gjeni trajnime profesionale dhe kurse përgatitore për FINANCA5, Alpha, Excel i Avancuar, Programim Web, si dhe komunikim biznesi në gjuhët e huja më të kërkuara si Anglisht, Italisht, Gjermanisht dhe Frengjisht.

Smart Center në Durrës gjithashtu ofron dhe kurse të gjuhëve të huaja të profilizuara për punësim në Call Center. Ne bashkëpunojmë ngushtë më zyrën e punës në Durrës dhe një sërë Call Centers për punësimin e studentëve tanë!

Kjo është një mundësi e mirë për ju! Ejani të Smart Center në Durrës dhe punën ua gjejmë ne!


Na Kontaktoni Tani!


Staf i kualifikuar

Smart Center zgjedh lektorë të talentuar dhe mbi të gjitha të kualifikuar më së miri për stafin e mësuesve dhe profesorëve të qendres. Në këtë mënyrë ne jemi të sigurt për cilësinë e mësimit që ofrojmë duke u garantuar kështu nxenësve dhe studentëve tanë maksimumin!


Njihuni me lektorët tanë


Teknologjia moderne në shërbimin e dijes

Qendra e Trajnimit Profesional Smart Center në Durrës ofron sallë informatike të modernizuar si dhe laptop për kurset e Informatikës, Programimit, Financa 5 & Alpha Business.

Misioni ynë është që të rinjtë që trajnohen tek ne për programet përgatitore të fitojnë vendin e punës menjëherë me profesionalitëm, zotësi dhe dije të reja!


Shikoni Trajnimet Profesionale