Kërkoni të gjeni veten në tregun e punës?!
Në ndihmë ju vjen Smart Center Durres, agjenci punësimi, rekrutimi dhe trajnimi me këto shërbime të përmendura mëposhtë:
Ky shërbim ju ofrohet pasi të keni komunikuar nëpërmjet mjeteve tona të kontaktit (telefon/what’s app, e-mail, Instagram, linkedin) me stafin e Departamentit të Punësimit.
Do të donit të ishit të suksesshëm në intervistën e parë?!
Këtë shërbim jua mundëson Smart Center Durres duke ju informuar, këshilluar, mbështetur, sugjeruar se si të jeni të sukseshëm në një intervistë pune. Kjo, për të minimizuar stresin gjatë intervistës së punës dhe për ta fituar atë.
Për të pasur një prezantim serioz, në kompaninë ku pretendoni të punësoheni, ju duhet të jeni të pajisur me Dosjen e Karrierës, e cila përmban hapat e rritjes tuaj në karrier, jetë shkrimin tuaj profesional, leter motivimi, etj
Nëse hasni vështirësi në plotësimin e Dosjes së Karrierës, stafi I Smart Center ju mundëson mbështetje për hartimin e C.V, Letrës së Motivimit, si edhe ju sqaron se si plotësohet Dosja e Karrierës.
Keni aftësi të mira profesionale në fushën ku po aplikoni por ju mungon trajnimi I duhur profesional?! Atëherë Smart Center ju mundësonTrajnime Profesionale
Smart Center operon si ndërmjetësues në tregun e punës, duke ju ofruar mundësi punësimi sipas kualifikimeve dhe edukimit, preferencave dhe interesave tuaja për punësim, në bashkëpunim me bizneset që shfaqin interes për punëkërkues.
Në Qendrën tonë, ne ju ofrojmë konsulencë në çdo moment që do t’ju nevojitet në lidhje me punësimin tuaj.