graphic-design
 5 Arsye perse Graphic Design eshte i rendesishem per cdo biznes
4 Qershor, 2020
Siguria e sistemeve te informacionit
11 Qershor, 2020

Programet e trajnimit dhe percaktimit te analistit financiar

 

Gjithmone ka disa opsione alternative qe mund te zgjedhesh persa i perket permiresimit te aftesive tuaja financiara ose rezymese. Ne Shtetet e Bashkuara jane disa universitete, kolegje dhe organizata private qe ofrojne nje varietet te gjere programesh per te permiresuar aftesite tuaja. Dhe duke qene se secila prej ketyre janegoxha te vlefshme, nuk keni perse te beni me shume se dy prej tyre.

Tre burimet kryesore nga ku ju mund te fitoni njohuri profesionale dhe trajnime prej analisti financiar jane universitetet, programe qertifikmi dhe titullimi dhe programe trajnimi. Nese ju vendosni te shkoni ne universitet ka te ngjare te paguani nje kosto te madhe per nje periudhe rreth 2 vjecare. Ana pozitive eshte se ju do te merrni udhezime praktike, keshillime, pune ne grup ndersa ana negative eshte se ky proces mund te kerkoje disa vite qe te plotesohet komplet dhe nese nuk do te hyni ne nje shkolle te njohur pak punedhenes do e njohin emrin e institucionit arsimor ne rezymene tuaj.

  • Specialist i analistit financiar (FAS)

Nje titull si analist financiar qe ofron zgjedhje vete-mesuese eshte programi per Spacialist i analistit financiar (FAS). Ky program funksionon i gjithi nepermjet internetit dhe mund te ndiqet nga cdo vend i botes per nje periudhe kohore rreth 5 muajsh. Ky program konsiston ne video instruktive, leximin e librave, udhezues studimi, ekzaminime praktike dhe testime online.

  • Analist Financiar i Akredituar (CFA)

Nje tjeter program qe ofron titull per analist financiar qe ka qene prezent per vite me radhe eshte Analist Financiar i Akredituar (CFA).  Ky eshte nje program i shkqelqyer per ata qe hyjne ne industrine e investimeve dhe qe duan te ekspozohen ndaj nje baze me te gjere financiare. Kandidateve u kerkohet te kalojne 3 faza provimesh qe mbulojne fusha te tilla si kontabiliteti, ekonomia, etika, administrimi i parave dhe analiza e letrave me vlere.

  • Analist Financiar Nderkombetar i Licensuar (LIFA)

Nje emertim tjeter i analistit financiar eshte ai i Analizes Financiare Nderkombetare te Licensuar, qe eshte gjithashtu i perqendruar ne investime dhe ka një theks te larte ne ceshtjet etike brenda kontekstit global. Ky program mbulon tema te tilla si; vleresimi i pasurise, ekonomia, administrimi i portofolit dhe analiza sasiore. Eshte fleksibel dhe relativisht i lire por eshte i ri dhe me pak i njohur ne krahasim me te tjere.

  • Programe specialiteti

Perpara se ju te vendosni se keto programe nuk jane per ju, ju duhet te konsideroni kete: Shume nga punet me te kerkuara per analize financiare jane ne nje target specifik te tilla si menaxhimi i portofolit te fondeve mbrojtese, menaxhimi i pasurise private ose modelimi financiar. Meqenese trajnimi i pergjithshem i analizes financiare mund te mos jete aq i vlefshem sa trajnimi specifik i industrise ose i punes, mund te deshironi te merrni parasysh perfundimin e nje programi te bere me porosi per industrine ne te cilen deshironi te rriteni ne karrieren tuaj.

Kur zgjidhni nje trajnim per te ndjekur eshte e rendesishme qe se pari te kuptoni dhe te keni nje ide te alternativave te ndryshme qe programi do te ju ofroje. Zakonisht preferohet qe nje kandidat i ardhshem te kete nje pervoje pune dy vjecare ne menyre qe te percaktoje se cili percaktim eshte me i miri per zgjedhjen e karrieres se dikujt.

  • Vete-mesimi

Opsioni perfundimtar eshte te mospagesa per shkollim dhe te trajnohesh vete. Avantazhi eshte se ju mund te kurseni shume shpenzime. Persa i perket disavantazheve, kjo kerkon me shume vete-disipline se zakonisht dhe rezymeja juaj do te bente figure me te mire nese do ishin ne te edhe ceritifikatat e marra nga keto aplikacione.

Referenca: Investopedia

 

THINK SMART, WORK SMART