Konkurs Web Design Junior

Çfarë është programi profesional Alpha Business?
February 6, 2018
Trajnim dhe Punesim
Smart Center Trajnim dhe Punësim
July 2, 2019
 

SMART CENTER DURRËS

Qendra e Trajnimeve Profesionale (përballë Drejtorisë së Tatimeve Durrës) e vetmja qendër në Durrës e profilizuar në kurset e programimit prej 20 vitesh, shpall hapjen e

 

KONKURSIT WEB DESIGN JUNIOR

 

Ftohen të rinjtë e shkollave të rrethit Durrës nga mosha 12-17 vjeç të bëhen pjesë e tij! Rregjistrimi për pjesëmarrje bëhet në ambjentet e Smart Center nga data 01-02-2018 deri me 28-02-2018 me një dokument identifikimi.

 
 

Objektivi i Konkursit është krijimi nga ana e nxenësit ose grup nxenësve të një Projekt-Websajti për shkollën e vet. Fituesi i Konkursit do të shpallet me 10/03/2018 pranë qendrës Smart Center në Durrës.

 

 

Për ndihmë ndaj konkurenteve po ju sqarojmë:

Një Website sot është identiteti i organizates dhe që të jetë i aksesueshem në Web, duhet që të siguroni:

  1. HOST-in ku website do të ruajë informacionet
  2. DOMAIN-in psh shkollaime.com

Nder portalet më të besueshme që ofrojnë shërbimin Host dhe Domain janë Hostgator.comHostinger.co.ukNamecheap.com etj..

Gjithashtu nxenësit që duan të krijojnë një website FREE - pa pagesë, duhet të krijojnë një account në faqen Hostinger.co.uk dhe mund të sigurojnë website si subdomain psh shkollaime.esy.es ku në shërbimin pa pagesë kanë të përfshirë edhe hostin. Që të krijoni faqen tuaj mund të perdorni një nga plarformat WordPress, Joomla Drupal etj. të cilat së pari duhet ti instaloni në webserverat e faqes tuaj.

 

 

Detyrat tuaja do të kontrollohen online sipas adreses web që ju do të dërgoni në adresen email të Smart Center info@smartcenterdr.com ose smartcenterdr@gmail.com deri ne 28/02/2018.

Komisioni do ti kontrollojë profesionalisht website-t paraprakisht.

daten 10/03/2018 konkurentet e përzgjedhur do të njoftohen nga Smart Center për vendin dhe orën e prezantimit të Projekt-website-t si funksionim online dhe si prezantim në Power Point si konkurim final.

Të gjithë konkurenteve të perzgjedhur për konkurimin final do tu jepet çertifikatë pjesëmarrje nga Smart Center.

Komisioni pas prezantimit do të shpallë 5 Fitues si dhe do të jepen çmime inkurajuese. Fituesve do u ofrohet një Kurs i Plotë Programimi me çertifikim të liçensuar në një nga nivelet e kurseve që ofron Smart Center si:
 
 
  • Hyrje ne Programim
  • Programim C/C++/C#
  • Programim ne HTML/CCS
  • Hyrje ne Programim
  • Programim C/C++/C#
  • Programim ne HTML/CCS
 

 

Per informacionë të mëtejshme paraqituni pranë qendrës tonë.

SmartCenter Durres
Adresa: Rruga Egnatia, Perballe Drejtorise se Tatimeve Durres, Pallati 452, Kati II
Web: www.smartcenterdr.com
Email: smartcenterdr@gmail.com, info@smartcenterdr.com
Tel: 069 87 50 700

 
THINK SMART, WORK SMART
WhatsApp Na Kontaktoni