Programim në JavaScript

Programim në JavaScript

Hyrje

JavaScript (e njohur ndryshe si Javascript ose ECMAScript) është një gjuhë programimi e përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillimin e rrjetit nga ana e klientit (ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pse "JavaScript" është më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).

JavaScript është një gjuhë programimi e bazuar në prototip (ang. prototype-based), dinamike, weakly typed me funksione e klasit parë. JavaScript është i influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për t'i ngjare gjuhes Java, por për të qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e nderfutura (ang. embedded objects) në programe të tjera.

Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; edhe pse të dyja kanë një ngjashmëri me sintaksen e gjuhes C. Gjuha u riemërua nga LiveScript në një marrëveshje marketingu te perbashket midis Netscape dhe Sun në këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që dominonte në atë kohë.

Programi i Kursit

  • Koncepti Javascript
  • Variablat dhe të dhënat
  • Funksionet Matematikore
  • Logjika (true and false)
  • Kushtet (if, else, else if, switch)
  • Looping (while, do while, for)
  • Funksionet
  • Objektet
  • Vargjet
  • Dom dhe JQuery
Smart Center është e para dhe e vetme Qendër Trajnimi Profesional në Durrës që prej 20 vitesh, ofron kurse dhe trajnime profesionale bashkëkohore të përshtatura me kërkesat e tregut të punës, kërkesat e studenteve dhe kërkesat e prindërve që kërkojne më të mirën për fëmijet e tyre.

 

Regjistrohu TANI!

Shto dijen dhe aftësitë e tua për një të ardhme të suksesshme! EJA TEK SMART CENTER!

Plotëso formën e regjistrimit në kursin/trajnimin e dëshiruar dhe ne do t'ju kontakojë menjëherë për më shumë informacion.

THINK SMART, WORK SMART
WhatsApp Na Kontaktoni