
Programim në C / C++ / C#
C është një gjuhë programimi kompjuterike me qëllime gjenerale, e strukturuar në blloqe, procedurale, imperativ e zhvilluar në 1972 nga Dennis Ritchie në Bell Labs për të përdorur me sistemin operativ Unix. C u përdor për të rishkruajtur një version të herët të Unix që ishte shkruajtur në Assembler. Ai është përhapur në shumë platforma të tjera. Megjithëse përdorimi i shumtë ishte për software sistemesh, C-ja përdoret tani edhe në zbatime (zbatime programesh). C-ja ka influencuar edhe gjuhë të tjera shumë të famshme, sidomos C++.
Smart Center është e para dhe e vetme Qendër Trajnimi Profesional në Durrës, që prej 20 vitesh ofron kurse dhe trajnime profesionale bashkëkohore të përshtatura me kërkesat e tregut të punës, kërkesat e studenteve dhe kërkesat e prindërve që kërkojne më të mirën për fëmijet e tyre.
Programi i Kursit
- Hapat e parë në C++, instalimi i programit Dev C++
- Ndërtimi i programit të parë “Hello Word”
- Elementet e gjuhës C++
- Operatorët
- Leximi dhe shtypja
- Strukturat e kontrrollit
- IF
- F-ELSE
- Ciklet
- While
- Do-while
- For
- Vektoret
- Matricat
- Funksionet
Qellimi
Ky kurs i mundeson nxenesit te mesoje njohurite baze rreth programit C++. Ne fund te kursit nxenesi eshte i afte te ndertoje aplikacione te ndryshme me funksione te ndryshme matematikore e llogaritese si dhe ndertimin e programeve Mini Lojra te tipit Quiz. Gjithashtu nxenesi arrin te krijoje funksione te ndryshme e me pas perdorimin e tyre ne pjese te ndryshme te programit. Ky kurs eshte baza e te berit nje programues i sukses’shem.


Regjistrohu TANI!
Shto dijen dhe aftësitë e tua për një të ardhme të suksesshme! EJA TEK SMART CENTER!
Plotëso formën e regjistrimit në kursin/trajnimin e dëshiruar dhe ne do t'ju kontakojë menjëherë për më shumë informacion.