Akademia e fëmijëve Smart

Qendra e Trajnimit Profesional SMART CENTER në Durrës
sjell pranë jush AKADEMINË E FËMIJËVE SMART

Qendra e Kurseve & Trajnimit Profesional Smart Center në Durrës është themeluar që në vitin 1998. Prej gati 20 vitesh debuton e vetme me sukses në fushen e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit e kurseve profesionale në fushen e informatikës dhe ofron shërbim të kulturuar, mirësi, profesionalizëm e seriozitet, garanci e mbeshtetje për të gjithë ata që e duan dijen bashkëkohore.

Smart Center ka një përvoje shumëvjeçare në edukimin e fëmijëve. Qëndra jonë ka identifikuar nevojat e prindërve që dëshirojnë të japin sa më shume dije fëmijëve tyre për të ardhmen. Në një kohë ku një gjuhë e huaj është e domosdoshme për tregun e punës, ne kemi krijuar kurse të përshtatura për fëmijë të moshave të vogla dhe të mëdha, që nga Klasa I e deri në Maturë. Të mësuarit një gjuhë të huaj që në moshë të vogël i jep fëmijës tuaj një avantazh të paçmuar për të ardhmen.

Për të bërë dijen të aksesueshme për të gjithë fëmijët kemi krijuar kurse të përshtatura me çmime ekonomike. Smart Center ofron një ambjent komod dhe të kontrolluar në mënyrë të pandërprerë nga mesueset.

Smart Center ndodhet në qendër të zonës së biznesit në Durrës në katin II të Pallatit 452, përballë Drejtorisë së Tatimeve, në rrugen Egnatia.

Dija fitohet që herët! EJANI TEK SMART CENTER!

Kurse të gjuhëve

Qëndra e Gjuhëve të Huaja Smart Center në Durrës, ofron kurse në gjuhët e huaja të përshtatura për fëmijë dhe me çmime ekonimike. Përvoja jonë shumëvjeçare me fëmijët e moshave të vogla na ka bërë që prindërit të besojnë dijen e vogëlushëve në duart tona. Mësuesit në qëndren tonë janë me eksperiencë dhe shumë të përgatitur për mësimdhënjen e gjuhëve të huaja të përshtatura për mosha të vogla.


Për më shumë informacion ju mund të na kontaktoni duke klikuar këtu.

Kurse për fëmijët e shkollës

Qëndra e Gjuhëve të Huaja Smart Center në Durrës, ofron gjatë gjithë ditës ambjente të kontrolluara edhe me mësues për detyrat e përgatitjen e përditshme për fëmijët që nga Cikli Fillor e deri në Klasen 9-të..


Prindërit e interesuar mund të na kontaktojnë për më shumë informacion duke klikuar këtu.

Kurse për fëmijët e ciklit të ulët

Qendra e Trajnimit Profesional Smart Center në Durrës, ofron kurse përgatitke të përditshme edhe për fëmijët e Ciklit Fillor që nga Klasa I-V. Qëndra jonë disponon ambjente komode të kontrolluara nga mësuese gjatë gjithë ditës.


Për më shumë informacion ju mund të na kontaktoni duke klikuar këtu.

Kurse Matematike për fëmijët inteligjentë

Shumë fëmijë e tregojnë talentin e dhe pasionin për Matematikën që në moshë të vogël, por mungesa e mbështetjes i bën që ta largojnë këtë talent. Qellimi i Qendres tonë është të jemi pranë fëmijëve dhe ti përgatisim në mënyrën më efikase për të ndjekur pasionin që kanë për Matemaikën.

Smart Center ofron kurse sipas grupmoshave për fëmijët e apasionuar pas Matematikës që duan të përgatiten për Olimpiaden e MATEMATIKËS


Për më shumë informacion ju mund të na kontaktoni duke klikuar këtu.

 

OFERTA PËR FËMIJË 6-16 VJEÇ


Për fëmijët nga mosha 6 e deri në 16 vjeç Smart Center ofron kurse me çmime të reduktuara!


Kurse dhe Trajnime Përgatitje për Olimpiada Kurse Kompjuteri Kurse për Kitarë

THINK SMART, WORK SMART
WhatsApp Na Kontaktoni